Besimtarët venezuelanë celebrojnë festivalin e San Juan (fotot)

25/06/2022 20:35

Qindra venezuelanë u mblodhën sot në rrugët e Kuriepe për të celebruar festivalin e parë të San Juan pas mbylljeve të pandemisë.

Festivali eshte nje perzierje jo fort e qarte e kristianizmit, paganizmit dhe trashegimise afrikane te demografise se vendit.

I sotmi ishte gjithashtu celebrimi parë vendas pasi festa u përfshi në trashëgiminë botërore të UNESCO në vitin 2021.

“Siç thotë dhe vetë kënga, ‘San Juan e ka dhe San Juan ta jep ty’, prandaj ne emocionohemi kur mendojmë për San Juan dhe përgatitemi që të dukemi kështu të mrekullueshëm”, thotë festuesja vendase Marilis Blanco.

“Unë kam besim të pabesueshëm te San Juan, sepse ai më ka shëruar djalin tim kur ishte pranë vdekjes. San Juan më bën të qaj, më bën të qesh dhe më bën të kërcej”, thotë venezuelania.

Edhe besimtarja tjetër Norma Soto River, thotë se festivali është një manifestim i anës shpirtërore, kulturës dhe eksperiencave.

“Unë besoj te San Juan Bautista, pasi Zoti jeton te unë. E respektoj dhe e dua atë, prandaj ai më shoqëron gjithmonë”.

FOTO GALERI
2/10
I sotmi ishte gjithashtu celebrimi parë vendas pasi festa u përfshi në trashëgiminë botërore të UNESCO në vitin 2021.

Top Channel