Portieri i Chelsea sulmon ish-trajnerin: Nuk ishim të organizuar në fushë!

24/06/2022 21:06

Portieri i Chelseat, Kepa është rikthyer pas në kohë duke sulmuar stilin e futbollit të përdorur nga Frank Lampard në kohën e tij si trajneri i Bluve. Portieri 27-vjeçar ka bërë dallimin midis Tuchel dhe Lampard duke lënë të kuptohet se ai nuk është adhurues i filozofisë futbollistike të anglezit.

Në një intervistë të dhënë për Marca portieri spanjoll deklaroi: Ne vinim nga një lojë jo aq e organizuar me Lampard, ndërsa me Tuchelin, ne jemi rikthyer në kontroll. Është e vërtetë që në Premier league nuk ishim afër dy ekipeve të para, por në kompeticionet e tjera kemi qenë shumë konkurrues”.

Ish mesfushori legjendar u emërua në Stamford Bridge në sezonin 2019-2020. Pavarësisht se ai bëri një punë të mirë duke siguruar një vend në Champions League, sezoni i ardhshëm nuk shkoi ashtu si duhej, pasi Chelsea ra në vendin e nëntë në Premier League dhe Lampard u largua nga pozicioni i trajnerit.

Ai u zëvëndësua nga Thomas Tuchel me gjermanin që pati një ndikim të menjëhershëm, duke i çuar Blutë e Londrës përsëri në katër vendet e para dhe duke arritur lavdinë evropiane  me fitimin e Champions League, Superkupën Europiane dhe Kupën e Botës për Klube.

Ish portieri i Athletic Bilbao në dy sezonet e fundit nuk ka qenë i preferuari i gjermanit si startues pasi Edouard Mendy është përzgjedhur përpara tij. Ai gjithsej në dy sezonet e fundit të Premier League ka luajtur vetëm 11 ndeshje dhe në epokën Lampard gjatë sezonit 2019-2020 ai zhvilloi 33 ndeshje në Premier League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA