I shiti 1.1 milionë lekë valvulën biologjike, por gruaja ndërroi jetë/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi pezullimin e mjekut Edvin Prifti

24/06/2022 13:04

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për mjekun Edvin Prifti.

Më shkurt te këtij viti gjykata e shkallës së parë pranoi kërkesën e SPAK duke mos e lejuar atë të ushtrojë detyrën e mjekut, për një vit. Vendimi u mor më 28 shkurt dhe pezullimi i tij fillon nga këtë datë deri në 28 shkurt të vitit 2023. Pezullimit ndaj mjekut, u bë me kërkesë të SPAK, pasi sipas strukturës antikorrupsion, ai akuzohet se ka shitur për 1.1 milionë lekë një valvulë biologjike duke pretenduar se e kishte blerë në privat.

Edvin Prifiti i kishte bërë transplant një gruaje, e cila më pas kishte ndërruar jetë. Dy djemtë e saj i kërkonin mjekut lekët që ai u kishte marrë për valvulën, sepse nëna e tyre nuk kishte mbijetuar. Mjeku i njohur bëri kallëzim për dy djemtë e pacientes së tij, se ata po e “shtrëngonin për dhënie pasurie”.

Dosja përfundoi përsëri në duart e prokurorëve të SPAK dhe këtë herë me kërkesë të tyre, GJKKO e pezulloi Edvin Priftin nga detyra për herë të dytë.

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Posaçëm:

Sot më datë 24.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi  lidhur me çështjen nr. 22, datë 15.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka zgjatur me 3 (tre) muaj masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 13, datë 28.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke i ndaluar plotësisht të drejtën e ushtrimit të detyrës”, në ngarkim të shtetasit E.P., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 54, datë 28.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA