FIFA me risi në botërorin e Katarit/ Skuadrat mund të grumbullojnë për finalet 26 lojtarë, lejohej 23

24/06/2022 12:35

FIFA njofton se skuadrat kombëtare që do të marrin pjesë në kampionatin botëror Katar 2022, mund të grumbullojnë 26 lojtarë, ndërsa më parë lejoheshin vetëm 23 futbollistë.

I njëjti numër u lejua edhe në kampionatin Euro 2020 për shkak të pandemisë, por organi më i lartë i futbollit në botë ka vendosur që ta vijojë këtë praktikë edhe për finalet e botërorit.

FIFA sqaron se një tjetër arsye përse u morr ky vendim kalendari është dhe kalendari i ngjeshur.

FIFA ka shtuar dhe numrin e lojtarëve që mund të grumbullohen nga skuadrat në fazën paraeliminatore nga 35 në 55. Kampionati botëror fillon në 15 nëntor dhe mbyllet në 18 dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA