Emigranti italian nga Senegali bëhet ‘mbreti’ i TikTok me 142.8 mln ndjekës/ Shkurorëzon amerikanen Charli D’Amelio (foto-video)

24/06/2022 21:45

Ish-punëtori i thjeshtë Khabane Lame është bërë ylli më i ndjekur i rrjetit të videove TikTok — vetëm dy vjet pasi krijoi llogarinë e tij pasi humbi vendin e punës gjatë izolimit prej viruseve.

Tashmë 22 vjeçari Lame, ka kaluar me ndjekëssa sensacionalen 18 vjeçare amerikane Charli D’Amelio, duke arritur në 142.8 milionë ndjekës, përkundër 142.3 milionë që ndjekin  D’Amelio.

“Mbreti bëhet numri një në TIKTOK,” shkruante një prej fansave të tij në videon më të fundit të Lame kur u ngjit në majë të botës së kotësisë.

Lame — i cii e quan veten komedian dhe shpërndan video komike që vënë në lojë “influencuesit e rrjetit” që kërkojnë gjithnjë e më shumë ndjekës me video të ekzagjeruara, ende nuk ka komentuar  për arritjen e tij.

Prindërit e tij e qortuan atë për përkushtimin e tij në postimin e videove në vend që të kërkonte një burim më tradicional të të ardhurave pas humbjes së venit të të punës. Por ai u bë i famshëm me një formulë që kalon çdo kufi.

Gjatë ditëve të para të marsit 2020, për shkak të pandemisë, Khabane Lame humbi punën e tij si punëtor në qytetin Chivasso, në Italinë veriore. Si rezultat, atij iu desh të kthehej të jetonte me familjen e tij në një apartament modest.

Prindërit e tij, senegalez, e shikuan atë duke kaluar orë të tëra çdo ditë duke postuar video në TikTok në vend që të kërkonte një punë tjetër siç i ishte thënë.

Nën emrin Khaby Lame, 21-vjeçari u bë viral me reagimet e tij ndaj videove absurde të komplikuara që reklamonin mënyra kurioze për të kryer detyra të thjeshta, të tilla si prerja e një bananeje ose përdorimi i një pajisje për të veshur këpucët, ndër të tjera.

Videot e tij e tregojnë atë duke reaguar pa fjalë dhe duke treguar mënyra të kuptueshme për të kryer të njëjtën detyrë më lehtë e me thjesht.

Ndjekësit e tij e duan lëvizjen klasike që ai kryen, duke zgjatur krahët e tij sikur thotë “shiko sa e thjesht!” dhe duke ofruar një kthim ekspresiv të syve ose një tundje të kokës. Ishin këto lloj klipesh që e katapultuan deri në yllësinë globale.

“Është fytyra ime dhe shprehjet e mia që i bëjnë njerëzit të qeshin”, tha Lame në një intervistë. Reagimet e tyre të heshtura, tha ai, janë një “gjuhë globale”.

FOTO GALERI
2/4
Tashmë 22 vjeçari Lame, ka kaluar me ndjekësa sensacionalen 18 vjeçare amerikane Charli D’Amelio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA