Anija islandeze kap balenë ‘me flatër’ për herë të parë në katër vjet (fotot)

24/06/2022 21:05

Anija e vetme e mbetur e gjuetisë së balenave në Islandë solli sot balenën e parë me flatër kurrizi të sezonit të gjuetisë 2022, i cili mund të jetë i fundit në historinë e vendit.

Qeveria nën presionin e BE po merr në konsideratë dhënien fund të kësaj praktike kur të skadojnë kuotat e caktuara te kapjes vitin që vjen.

Grupet e gjuetise së balenave shpresojnë që aktiviteti të vijojë por ministri i peshkimit disa javë më parë tha se “nuk ka me justifikim për të autorizuar gjuetinë”.

Gjuetia e fundit në ujërat e Islandës u krye në 2018, kur u vranë 146 balena me flatër kurrizi, që janë nga më të mëdhatë në planet.

Grupe të shumta të mbrojtjes së botës së egër kanë denoncuar praktikën si ‘mizore’ ndërsa politikanët thonë se ‘dëmton reputacionin turistik të vendit’.

Aktivistja e grupit evropian të mbikqyrjes detare Sea Shepherd, Imogen Sawyer, tha per AFP se vrasja e balenave dëmton balancat mjedisore e detare.

“Është e rëndësishme të rrisim ndërgjegjësimin me njerëzit dhe qeverinë islandeze që kuotat e vrasjes së balenave të mbyllen”, tha ajo.

FOTO GALERI
2/7
Ky mund të jetë i fundit në historinë e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA