Pence nga kampi “Ashraf 3”: Ashtu si u rrënua Bashkimi Sovjetik do të shpërbëhet dhe tirania në Iran

23/06/2022 20:14

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, e ka nisur vizitën e tij në vendin tonë nga kampi Ashraf 3 në Manëz të Durrësit ku jetojnë afro 3000 anëtarë të opozitës iraniane MEK

Së bashku me bashkëshorten e tij ai ka vizituar muzeun e rezistencës iraniane në përpjekjen drejt lirisë të ngritur brenda ambjenteve të kampit. Mike Pence u përcolli mbështetjen e popullit amerikan.

Ai tha se Amerika është shtëpia kryesore e diasporës së Iranit dhe gjithnjë do të jetë pasi ShBA është dhe do të mbetet gjithnjë toka e lirisë.

”Ne i bëjmë thirrje administratës Biden të tërhiqet nga të gjitha negociatat nukleare me Iranin dhe të mos lejojë regjimin e tiranëve të vijojë me programet bërthamore në Iran. Populli amerikan është shumë i fortë dhe qëndron në mbështetje të lirisë.  Shpresa jonë është një element inkurajimi. Pas errësirës vjen drita. Regjimi në Iran nuk ka qenë kurrë më i dobët se sot dhe po e mban pushtetin me dhunë. Bashkohem me vuajtjet tuaja dhe udhëheqësi aktual i Iranit duhet të procedohet për krimet dhe genocidin e kryer në Iran.”

Pence tha se është frymëzuar sot nga rezistenca iraniane që po forcohet.

”Flaka e lirisë sot po flakëron si kurrë më parë. Kur erdha sot këtu ne i dëshmuan botës se nuk jemi dakord me status quo në Iran dhe ka një alternativë për ta ndryshuar këtë. Ju jeni një shpresë për popullin tuaj. Maryam Rajavi është e ardhmja e Iranit për themelimin e një republike demokratike. A do populli i Iranit të zëvendësojë një tiran me një shah kokë për kokë?!”.

Ai u prit nga liderja e muxhahedinëve iranianë Maryam Rajavi e cila tha se kryengritjet e vazhdueshme në Iran synojnë të kthejnë lirinë, demokracinë në vend.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të përdorë mekanizmin e nxitjes dhe udhëheqësit duhet të referohen në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara  dhe të procedohen udhëheqësit e sotëm që janë dhe shkaktarët e masakrës së 1988 për genocid.

Ajo i uroi mirëseardhjen në gjirin e luftëtarëve Iranit.

”Ku është shpirti i Zotit është liria. Ashtu si u rrënua Bashkimi Sovjetik do të shpërbëhet dhe tirania në Iran.”- tha në fund të fjalës së tij Mike Pence.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA