Ministria e Financave ka zyrtarizuar projektligjin për amnistinë fiskale, draft i cili është hedhur për konsultim publik.

Sipas dokumentit, me këtë nismë parashikohet që të legalizohen pasuritë e padeklaruara, nga pasuritë e paluajtshme, te paratë, monedhat virtuale, sendet me vlerë si dhe instrumente të tjerë financiare.

Kufiri për deklarimin vullnetar të pasurisë do të jetë deri në 2 milionë euro të cilat më pas do të tatohen në masën nga 7 deri në 10%.

Nga kjo amnisti do të përfitojnë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nëse janë apo jo rezidentë tatimorë, si dhe personat juridikë e fizikë, tatimpagues në Shqipëri.

Ndërsa sipas projektligjit do të përjashtohen nga kjo amnisti zyrtarë të lartë si Presidenti, deputetë, kryeministri e funksionarë të tjerë. përfaqësues të pushteti gjyqësor, gjykatës e prokurorë, si dhe drejtues të institucioneve të tjera shtetërore.

Amnistia është parashikuar të zgjasë për një periudhë 9-mujore nga hyrja në fuqi e këtij projektligji.

Top Channel