Biznesi i detit ankohet për taksat, operatorët e turizmit dhe peshkimit kërkojnë ulje të barrës fiskale dhe burokracisë

27/05/2026 12:24

Detyrimet fiskale në rritje dhe procedurat gjithnjë e më burokratike po krijojnë një barrë të konsiderueshme për subjektet e anijeve të peshkimit dhe atyre turistike në vend, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston dhe vijimësinë e aktivitetit të tyre.

Këto shqetësime u ngritën gjatë takimit të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme DetareDurrës me operatorët e sektorit të peshkimit dhe autoritetet përgjegjëse për licencimin, monitorimin dhe kontrollin e tyre, në kuadër të procesit të rinovimit të certifikatës së regjistrimit të mjeteve lundruese.

Në takim morën pjesë edhe operatorë të anijeve turistike nga Sarandë, të cilët ngritën shqetësimin për mbingarkesën me kosto të panevojshme.

Takimi u karakterizua nga debatet dhe shqetësimet konkrete të operatorëve, por pavarësisht kësaj, disa nga autoritetet përgjegjëse nuk morën pjesë në takim. Në këto rrethana, përfaqësuesit e Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe AKEP u kërkuan operatorëve që të gjitha ankesat dhe kërkesat e tyre për rishikim të detyrimeve fiskale t’i formalizojnë me shkrim dhe t’ua dërgojnë institucioneve përkatëse për shqyrtim.

Takimi nxori në pah situatën e krijuar nga rritja e detyrimeve fiskale ndaj subjekteve që operojnë në peshkim dhe turizmin detar, si dhe nevojën për lehtësim të procedurave në një sektor që mbetet jetik për ekonominë dhe turizmin detar.

Top Channel