Biznesi i detit ankohet për taksat, operatorët e turizmit dhe peshkimit kërkojnë ulje të barrës fiskale dhe burokracisë Nga lufta në Lindjen e Mesme tek xhepi i qytetarëve shqiptarë… efekti i naftës po ndihet çdo ditë më shumë.
Çmimet e larta kanë bërë që shumë drejtues mjetesh të kufizojnë lëvizjet, ndërsa importet e karburanteve kanë shënuar rënie për herë të parë pas një kohe të gjatë.
Pas shumë muajsh, importi dhe zhdoganimi i naftës ka shënuar rënie, në një kohë kur tensionet në situatën gjeopolitike dhe luhatjet në bursat ndërkombëtare kanë mbajtur të larta çmimet e hidrokarbureve.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë muajit prill u zhdoganuan 52 mijë ton karburante, nga 60.7 mijë ton që ishin importuar në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo përkthehet në rreth 8.7 mijë ton më pak konsum krahasuar me prillin e 2025-ës.
Jo vetëm në prill ku dhe çmimit e karburanteve në Shqipëri prekin kulmin deri në 224 lekë për litër duke vunë në funksion reduktimin e taksës së akcizës Por në të gjithë 4 mujorin vërehet një importim më i ulët. 207.7 mijë ton karburante në janar-prill, afro 11.7 mijë ton më pak se një vit më parë.
Ndalur tek produktet e akcizës, teksa konsumi i naftës po bie, një tjetër tregues po ecën në kah të kundërt.
Teksa shqiptarët po përdorin më pak makinën duket se stresin po e kalojnë ndryshe… Ndoshta nga çmimi i naftës, apo nga faturat por mesa duket cigarja nuk po hiqet nga dora.
Në muajin prill u importuan 264 ton cigare, ose 31 ton më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritje kanë pësuar edhe importet e birrës dhe kafesë.
Top Channel