Çifti i politikanëve në Britani gjykohen për trafik të miturish nga Nigeria për vjelje organesh (fotot)

23/06/2022 15:24

Një çift i moshuar nigerianësh në Britani janë arrestuar si të dyshuar për marrje e trafikim të organeve të një fëmije në Britani.

Beatrice Nwanneka Ekweremadu, 55 vjeçare, dha Ike Ekweremadu, 60 vjeç, dolën sot në seancën e parë të gjyqit për akuzat makabre në Uxbridge.

Peoples Gazette konfirmonte se Ekweremadu eshte nje politikan nga Enugu, ne jug te Nigerise.

Ata akuzohen me konspiracion për organizimin e udhëtimit të një personi me objektiv shfrytëzimin e tij, saktësisht marrjen e organeve jetësore.

Prej statusit delikat të çështjes policia britanike tha se ka marrë në mbrojtje fëmijën pa treguar seksin apo moshën e tij, dhe as vendndodhjen e arrestimeve.

Por meqënëse të dyshuarit do të dalin në gjykatën e Uxbridge, me shumë gjasa ata janë ndaluar në aeroportin ndërkombëtar të Heathrow, Londer, ku me sa duket kanë pritur fëmijën që kërkonin të shfrytëzonin në mënyrë cnjerezore.

Vjelja e organeve ka të bëjë me heqjen e pjesëve të rëndësishme trupore për përfitim financiar, pa vullnetin e viktimës.

Hetimet nisën pas sinjalizimeve që morën oficerët për shkelje të mundshme sipas ligjit kundër ‘skllavërisë moderne’ të miratuar në vend në maj 2022, tha policia.

Te arrestuarit Beatrice e Ike Ekweremadu

Në vitin 2017 një ish-ministër në Nigeri kishte denoncuar publikisht se emigrantëve nga vendi i tij po u merreshin organet, pasi shiteshin në formë skllavërie.

Femi Fani-Kayode, dikur ministri i aviacionit në Nigeri, tha asokohe se 75 përqind e skllevërve që u merreshin organet ishin nga vendi i tij.

Zyrtari i arsimuar në universitetin Cambridge tha se viktimave u gjymtohej trupi sikur të ishin ‘mish shish-kebabi’. Ai tha më tej: “Ata piqen të gjallë, siç i bëjnë libianët afrikanëve që kërkojnë një rrugë kalimi drejt Evropës.”

“Ata i shesin për skllavëri që do të thotë ose vrasje, gjymtim, torturë, ose punë deri në vdekje”.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA