Sezoni turistik ka rritur numrin e aksidenteve në vendin tonë. Sipas shefit të Urgjencës Kombëtare në këtë periudhë llogariten 9-10 aksidente në ditë.
Shtimi i automjeteve në rrugë por dhe shumë rrugë të reja të cilat janë të panjohura për udhëtarët e sidomos për shtetasit e huaj konsiderohen shkaku kryesorë i numrit të lartë të aksidenteve që ndodhin në Shqipëri.
Për të përballuar sezonin turistik Brataj thotë se është shtuar numri i personelit mjekësor sidomos në zonat bregdetare ku spitali është larg.
Përveç urgjencave të traumës, të larta mbeten dhe urgjencat mjekësore për shkak të problemeve kardiake e më pas vijnë ato neurologjike.
Numri i aksidenteve automobilistike:
1353 aksidente për periudhën janar-maj
Në janar 223 aksidente, 6- 7 aksidente në ditë
Në maj 274 aksidente, 9-10 aksidente në ditë.
Top Channel