Tregu i peshkut në ishujt e ngushticës së Taivanit, i patrazuar nga kërcënimet e luftës Kinë-SHBA (fotot)

21/06/2022 20:52

Në imazhe shihet tregu Magong, i peshkut të thatë dhe atij me shumicë në ishujt Pengu në ngushticën e Taivanit.

Arqipelagu strategjik ndodhet rreth 50 km larg ishullit kryesor dhe mediat perëndimore e përmendin si të patrazuar nga gjuha e luftës mes Kinës dhe SHBA.

Thuajse e gjithë popullsia në Penghu jeton me peshkimin i cili tregtohet në një treg të vetëm edhe pse ishulli ka shumë porte të vegjël.

Shumica e rezidentëve në Penghu janë peshkatarë prej gjeneratash pasi vetë burimet e këtushme të gjuetisë janë mjaft të pasura.

Sa herë që barkat kthehen nga gjuetia produktet e gjuetisë ndahen sipas specieve dhe blihen fillimisht nga pronarët e restoranteve e më pas dërgohen në treg.

Tregu i peshkut në Penghu është shumë i madh, i ndarë në zonën e tregtimit të hapur dhe më pas të paketimit.

Tregtarë e turistë ecin mes peshqve të shkëlqyeshëm që ende nuk kanë humbur freskinë e daljes nga rrjeta.

Peshqit më të mëdhenj se 1 metër vendosen në pako të vecanta shkume dhe dërgohen në restorantet më të mira turistike.

Pjesa tjetër shpërndahet në dyqanet dhe pikat ambulante të ushqimit të detit, të cilat shihen shpesh në rrugët dhe zonat rezidenciale të ishullit.

FOTO GALERI
2/16
Thuajse e gjithë popullsia në Penghu jeton me peshkimin i cili tregtohet në një treg të vetëm edhe pse ishulli ka shumë porte të vegjël.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA