Pamje dramatike të luftanijes SHBA që lëshon fishekzjarre ndaj barkës ‘kamikaze’ iraniane në Ngushticën e Hormuz (VIDEO-foto)

21/06/2022 17:45

Një luftanije e marinës së SHBA u detyrua të lëshonte sinjale me fishekzjarre ndaj një barke ushtarake iraniane që i afrohej në mënyrë të frikshme në Ngushticën e Hormuz, njoftonte sot flota.

Incidenti i djeshëm mes luftanijes amerikane Sirocco vjen në një kohë tensionesh teksa republika islamike kërkon të shpëtojë marrëveshjen e saj bërthamore të vitit 2015 pasi Perëndimi i ka vendosur sanksione ekonomike që kanë vështirësuar jetën e shumë iranianëve.

“Tre mjete detare të Gardës Revolucionare të Iranit vepruan me taktika të pasigurta e joprofesionale në ngushticën e Hormuz,” thuhej në deklaratën e marinës së SHBA.

“Një nga mjetet iu afrua me shpejtësi kokë më kokë luftanijes Sirocco dhe ndryshoi kurs vetëm kur ajo lëshoi sinjal të dëgjueshëm për të evituar përplasjen”.

“Mjeti iranian u afrua deri në 45 metra nga anija amerikane dhe Siroço reagoi duke lëshuar fishekzjarrë paralajmërimi.”

Incidenti vjen pasi SHBA sekuestroi dy transportuese iraniane dhe ujërat e Greqisë të cilave Irani iu kundërpërgjigj me sekuestrimin e dy çisternave me flamur grek në Gjirin Persik.

Incidenti i djeshëm kishte zgjatur rreth një orë dhe mori fund kur mjetet iraniane u larguan nga zona, tha marina.

FOTO GALERI
3/3
Irani iu kundërpërgjigj me sekuestrimin e dy çisternave me flamur grek në Gjirin Persik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA