BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet
Miliona karkalecë kanë nisur të pushtojnë ishullin italian të Sardegna duke shkatërruar kultura të mbjella dhe lëndina.
Pas thirrjeve të komunitetit deputetja vendase Lucia Scanu, e partisë ‘Coraggio Italia’, ka kërkuar në parlament ndërhyrje për atë që quante “katastrofë biologjike” me ndihma urgjente për ndërmarrjet e prekura.
Fermerët vendas janë vënë në vështirësi të mëdha të kryebashkiaku i Ottana tha “shqetësimi e frika e karkalecave i ka bërë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi nga ora 10 e mëngjesit deri në 17”.
Kultivuesit flasin për mijëra hektarë tokë të mbuluar nga insektet parazite.
Deputetja vendase tha: “Çdo karkalec mund të konsumojë në ditë një sasi biomase vegjetale të barabartë me peshën e trupit të saj, prandaj moria e insekteve mund të konsumojnë 200-300 ton ton bimësi në ditë bazuar në numrin e llogaritur të tyre.
Disa komuna kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore, për fenomenin fatkeq që përsëritet për sezonin e tretë, me përmasa gjithnjë e më të mëdha.
Top Channel