Fundoset gjatë lundrimit restoranti pluskues i Hong Kong, pas largimit të papritur nga qyteti (fotot)

21/06/2022 15:33

Restoranti Jumbo, një prej simboleve të Hong Kong që u largua disa ditë më parë nga qyteti pas rreth 50 vjetësh, raportohet se sot se është fundosur teksa tërhiqej në një vendndodhje në Detin e Kinës Lindore, njoftoi kompania zotëruese.

Zyrtarët thanë se gjatë tërheqjes së tij nga rimorkiatorët struktura hasi në mot të keq teksa kalonte pranë ishujve Paracel, kur sipas tyre nisi të merrte ujë dhe filloi të anohej, tha kompania zotëruese Aberdeen Restaurant Enterprises.

Ajo shtonte se askush nuk u plagos, por përpjekjet për të shpëtuar mjetin dështuan dhe struktura u batua dhe u fundos të dielën.

Uji në vendngjarje raportohet rreth 1,000 metra i thellë dhe punimet për rekuperimin e saj janë mjaft të vështira, tha kompania duke sinjalizuar se nuk mund të preokupohet për nxjerrjen e impjantit simbolik nga deti.

Restoranti pluskues Jumbo, 80metra i gjatë, kishte qenë simbol i Hong Kong prej më shumë se katër dekada, duke shërbyer kuzhinë kineze për miliona të ftuar të famshëm perëndimorë si politikane, anëtarë të familjeve mbretërore dhe yje të Holliwood.

Prej datës 13 qershor ai kishte nisur të tërhiqej për t’u larguar nga qyteti pasi sipas autoriteteve përpjekjet e rikonstruksionit kishin dështuar.

Ata shtonin asokohe se struktura do të dërgohej në një vendndodhje të panjohur për çmontim, por jo të fundosej në det.

FOTO GALERI
1/5
Një prej simboleve të Hong Kong që u largua disa ditë më parë nga qyteti pas rreth 50 vjetësh, raportohet se sot se është fundosur teksa tërhiqej në një vendndodhje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA