Restoranti i famshëm pluskues i Hong Kong largohet pas gjysmë shekulli (fotot)

14/06/2022 19:58

‘Jumbo’, restoranti notues i famshëm por i moshuar i Hong Kong, po tërhiqet jashtë qytetit pas disa vitesh tentativash të dështuara restaurimi.

Rezidentët e Hong Kong kishin dalë në limane për të bërë foto e për t’i dhënë lamtumirë restorantit të njohur, që është parë në shumë filma vendas e të huajt gjate viteve.

Struktura pluskuese 76 metra e gjatë që mund të priste 2,300 darkues, u nis rreth mesditës e tërhequr nga rimorkiatorë pas më shumë se gjysmë shekulli në bregun e Hong Kong.

Me dizajnin e ngjashëm me pallatet perandorake kineze, vendi konsiderohej dikur një simbol që kishte tërhequr vizitorë të famshëm nga e gjithë bota.

Pronarët e restorantit ‘Melco International’ njoftuan muajin e kaluar për skadimin e liçencës dhe largimin e Jumbo nga Hong Kong në qershor, drejt një vendndodhjeje të re.

Rezidenti vendas Vong, tha për AFP se kishte ardhur posaçërisht për të parë nisjen e tij.
“Ai ka qenë për shumë vjet një simbol i Hong Kong,” tha 60 vjeçari, duke shtuar se kishte ngrënë aty vetëm një herë 20 vjet më parë.

FOTO GALERI
1/16
‘Jumbo’, restoranti notues i famshëm por i moshuar i Hong Kong, po tërhiqet jashtë qytetit

Top Channel