‘Trupa të shtrirë përtokë si pas një masakre’/ Anulimet drastike të fluturimeve lënë britanikët të flenë në aeroporte (fotot)

20/06/2022 16:33

Radhë të gjata njerëzish po akumulohen në aeroportet e Londrës teksa vijojnë anulimet e mistershme të fluturimeve të pushimeve, që justifikohen me “mungesën e stafit” prej zyrtarëve.

Skenat e njerëzve që kalonin natën në aeroportin e Stanstead në Londër duke pritur fluturimin më të afërt, përshkruheshin nga mediat si “trupa të shtrirë në dysheme, si pas një masakre”.

Ndërsa nga aeroporti tjetër i kryeqytetit Heathrow vinin pamje të ‘malit’ të bagazheve të akumuluar në pritje të procesimit.

Zyrtari i opozitës laburiste David Lammy kshte mbetur gjithashtu mes kaosit, dhe nxiste  780,000 ndjekësit e tij të ndërgjegjësonin sa më shumë për çeshtjen.

Ai tha: “Një tjetër mëngjes, një tjetër radhë e tmerrshme në sigurinë e aeroportit. Kësaj here në Stanstead. Të lumtë Boris Johnson e Priti Patel”, tha ai duke iu referuar kryeministrit dhe ministres së brendshme.

Përveç radhëve në check-in, pasagjerët janë ankuar dhe për vonesa disa-ditore të fluturimeve që kanë prekur shumë njerëz.

Kompania e fluturimeve ekonomike Ryanair po fluturonte nga aeroporti i Stansted – por klientët janë ankuar për shërbim të dobët dhe vonesa të gjata para ngjitjes në avion.

Një zëdhënës i aeroportit Stansted tha: “Tani kemi dhe pasagjerë që vijnë një natë më herët, për të udhëtuar me valën e parë të fluturimeve”.

FOTO GALERI
2/6
Zyrtari i opozitës laburiste David Lammy kshte mbetur gjithashtu mes kaosit, dhe nxiste 780,000 ndjekësit e tij të ndërgjegjësonin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA