Futbollisti i kombëtares angleze me modele në bikini dhe festë birrash në pishinë në Los Angeles (fotot)

20/06/2022 16:03

Sulmuesi i kampionëve të Anglisë, Jack Grealish fotografohej dje duke bërë banjë dielli e alkooli, i shoqëruar nga vajza joshëse në bikini, teksa kishte nisur pushimet ekstravagante në pishinën e një hoteli në Las Vegas.

Futbollisti 100 milionësh i Manchester City madje mbante në kanaçe birre në xhepat e rrobabanjove teksa shkonte të zbavitej më shokët në pishinë.

26 vjeçari Jack, shihej më pas me tetë shokët e tij që me radhë pinin nga një shishe shampanje 3500 dollarëshe ‘Rock Angel Rosé’.

Kampioni i Premier League mbante gjithashtu një kapelë dielli në temperaturat 33C teksa shijonte ritmet e muzikës me miqtë e mikeshat e tij, derisa pas disa orësh të lodhur nga zbavitja u kthyen në dhomat e tyre të hotelit.

Grealish shoqërohej gjithashtu nga rojet personale, një prej të cilëve dukej se po u merrte numrin e telefonit një grupi vajzash në bikini që silleshin rrotull në sallën kryesore të hotelit Encore.

Korrespondenti i britanikes  ‘The Sun’ tha se kishte dëgjuar një prej vajzave bukuroshe që i thoshte shoqeve: “Qenka shumë i lezetshëm.”

Madje disa minuta më vonë ato u panë të shkonin drejt hyrjes së suitave ku po qëndronin Grealish e shokët e tij

Një dëshmitar tha për të përditshmen The Sun: “Jack me shokët e tij u zbavitën shumë në ditën e tyre të plazhit në pishinë”.

“Ata po kërcenin dhe luanin në pishinë por me kalimin e orëve festa solli pasojat e saj dhe ai u lodh e u kthye në hotel”.

“Ata ishin shumë tërheqës sa që grup vajzash nisën të silleshin duke shpresuar të njiheshin me idhullin e tyre”.

Grealish ka qenë rrethuar prej ditësh nga vajzat që kur erdhi fillimisht në Los Angeles.

Ai dhe miqtë e tij po qëndrojnë në suita $5,000-dollarë nata në hotelin Encore në Las Vegas Strip.

Grealish nuk shoqërohej nga e dashura e tij Sasha Attwood teksa disa ditë më parë ishte parë duke festuar me një brune tërheqëse.

Të enjten e kaluar ai dhe miqtë e tij festonin në zonën VIP të barit Zouk me një shishe luksoze shampanje Balthazar 12-litra.

Por imazhet e tij duke u përkëdheur me femra të tjera mund të kenë shqetësuar  25 vjeçaren modele Sasha.

FOTO GALERI
2/9
Grealish kishte nisur pushimet ekstravagante në pishinën e një hoteli në Las Vegas.

Top Channel