“Dorëzohen” avokatët e Durrësit, i kthehen gjyqeve pas bojkotit të javës së kaluar
20/06/2022 09:45
Pas bojkotit të javës së kaluar, avokatët e Durrësit i janë kthyer gjyqeve.
Dhoma e avokatisë së Durrësit me 244 anëtarë po vijon normalisht përfaqësimin në seancat gjyqësore. Javën e kaluar u shtynë rreth 212 seanca gjyqësore nga 300 të planifikuara në gjykatën e shkallës së parë.
Dhjetra seanca të tjera gjyqësore janë shtyrë në gjykatën e apelit dhe atë administrative të Durrësit.
Top Channel