Ditët kalojnë dhe te Milani duhet të nxitojnë për të rinovuar me drejtuesit, pasi po rrezikojnë të komplikojnë negociatat për transferimin e disa futbollistëve që prej kohësh kanë gjetur gjuhën e përbashkët me kuqezinjtë.
Këtë e ka të qartë edhe Ivan Gazidis, që pritet të ulet në tavolinë gjatë kësaj jave me Paolo Maldinin dhe Frederic Massarën për të rinovuar kontratën e tyre dhe për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, pikërisht nga dyshja e drejtuesve.
Vetëm pas rinovimit me ta, atëherë do të marrin udhë disa operacione merkatoje të kuqezinjve, që po mbajnë ende të bllokuar lojtarë si Sven Botman, Divock Origi e Renato Sanchez.
Nga ana tjetër Stefano Pioli vijon i qetë pushimet dhe ka marrë garanci nga drejtuesit se për sezonin e ri do të ketë të paktën katër përforcime, një mbrojtës, një mesfushor, një sulmues qendror dhe një sulmues krahu./ Super Sport
Top Channel