Princesha Charlene e Monaco vjen me veshjen e lëshuar jeshile në hapjen e festivalit televiziv (fotot)

18/06/2022 15:49

Princesha Charlene e Monaco-s bëri një shfaqje ekstravagante me një fustan të gjithin jeshil teksa iu bashkua të shoqit Princi Albert në një event mediatik një natë më parë.

Ish-atletja olimpike  44 vjeçare, u shfaq bashkë me Albert në ceremoninë e hapjes së festivalit të 61-të të televizionit në Monte Carlo.

Charlene dukej elegante në fustanin e mbajtur në një shpatull, të cilin e kombinonte me vathë gjithashtu të varur, dhe flokë të shkurtra të shpupurisura.

Ajo është kthyer kohët e fundit në Monaco pas një mungese 10-mujore kur besohet se ka qëndruar në vendin e saj te lindjes Afrika e Jugut.

Ndërsa herën e fundit ishte parë në publik me bashkëshortin dhe fëmijët pasi kreu një periudhë kurimi në një klinike për ezaurim fizik e mendor.

Shfaqja e çiftit mbretëror vjen gjithashtu pasi Princi Albert është bërë objekt zhurmash tradhtie në kohën e mungesës së gruas, por ka thënë se kthimi i saj është “gjëja më e bukur që i ndodh”.

Shfaqja e tyre publike vjen gjithashtu pas zhurmave në media se ‘martesa e çiftit është e shuar’ dhe se princesha paguhet të paktën 10 milionë dollarë për të dalë përkrah të shoqit në evente publike.

Një ditë më herët ajo u fotografua me princin Albert dhe bijën e tyre shtatë-vjeçare Gabriella, duke dalë në ballkonin e festivalit katolik, Corpus Christi, por nuk dihet përse vëllai binjak i Gabriellas, Jaques nuk u pa me familjen.

Princi 62 vjeçar Albert, tha se koha e tyre e veçuar ishte një sfidë, edhe pse “flisnin shpesh megjithë distancën”.

Këtë muaj ai ha për gazetën franceze Journal de Dimanche se ndarja me të shoqen ishte një provë e vështirë si për të dhe fëmijët, “pasi ajo ka jetuar një kohë të vështirë.”

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA