Joe Biden bie nga biçikleta në shtëpinë e pushimit në Delaware (fotot)

18/06/2022 18:00

President Biden ra nga biçikleta që po drejtonte sot në shtëpinë e pushimit në plazhin Rehoboth.

Agjentët e Shërbimit Sekret rrethuan shpejt komandantin 79-vjeçar dhe e ndihmuan të ngrihej.

“Jam mirë, jam mirë,” i tha Biden gazetarëve në vend, duke shpjeguar se ra kur i ngeci këmba në kapëset e pedalit.

Biden u nis për xhiron e tij rreth orës lokale 8:30 i rrethuar nga agjentët e sigurisë, duke ecur në korsitë e biçikletave të parkut Henlopen.

Pas njëfarë kohe ai kaloi para disa vendasve kuriozë që ishin mbledhur për të parë.

Por teksa turma nisi të brohoriste presidenti anoi djathtas duke rënë me gjunjë e bërryl.

Shtëpia e Bardhë tha në një njoftim: “Siç tha presidenti, i kishte ngecur këmba te pedali teksa zbriste nga biçikleta. Nuk kishte nevojë për kujdes mjekësor.”

Por incidenti nuk është gafa e vetme e zyrtarit teksa Biden është rrëzuar disa herë në shkallët e avionit presidencial, herën e fundit me 8 qershor teksa nisej nga Uashington për një intervistë.

Më pas me gazetarët ai tha sot se “nuk do të fliste për pushimet dhe as për legjislacionin e armëve” që nuk po avancon në Senat. Ai shtoi se do të flasë me presidentin kinez për heqjen e tarifave tregtare.

FOTO GALERI
5/5
Ai shtoi se do të flasë me presidentin kinez për heqjen e tarifave tregtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA