Gruaja viziton piramidën meksikane dhe papritur ka aftësi të flasë gjuhën aliene (video-foto)

18/06/2022 16:53

Gruaja thotë se një ‘portal’ që iu hap në vitin 2012 ne piramiden meksikane te Kankun, nisi dhe aftësitë e saj për të folur gjuhën aliene.

Kolumbiania Mafe Walker, tregon tashmë aventurat e saj në TikTok dhe ftohet shpesh në programe televizive për të dëshmuar eksperiencën.

Mafe shfaqet shpesh në programin meksikan të mëngjesit Venga la Alegría ku shpjegon sesi përdor ‘portalin e saj galaktik’ për të marrë mesazhet.

Por çfarë bën ajo me mesazhet e supozuara që merr nga jashtë? Mafe e ka kthyer në biznes çështjen e çuditshme duke kërkuar $75 për një seancë konsultimi që sipas saj ndihmon në zhvillimin aftësive psikike, raporton e përditshmja El País.

Pra Mafe pretendon se flet rrjedhshëm në gjuhë aliene dhe shpreson që të bëhet e fejuara e një alieni.

Në programet e saj televizive shfaqen edhe personazhe të ngjashëm me të, siç është Emanuela që pretendon se ka një të dashur alien.

Emanuela thotë: “Kur je me alienin i haron burrat e tokës, prandaj të gjitha gratë që nuk janë më të interesuara të dalin me djem nga toka, i rekomandoj të dalin me alienë”.

Përdorues në rrjet sugjeronin se Mafe e Manuela mund të bëhen bashkë me alienët e tyre dhe “të dalin dyshe”.

Një nga çështjet problematike është se Emanuela thotë se nëse “shkon deri në fund” me alienin e saj, ai mund ta vrasë.

Ajo shpjegon: “Alienet janë prej drite e dashurie, dhe si energji e pastër. Kështu që nuk mund të shkoj deri në fund me të pasi ai do të më vriste”.

Kur pa fytyrat e shikuara të prezantuesve të emisionit, ajo shtoi: “Në krahasim me burrat e tokës  është si të thuash rreth 1 milionë herë më shumë.”

Nëse kjo ju duket intriguese atë herë autorët ju sugjerojnë të qëndroni pranë një prej piramidave të lashta të botës, në Afrikë, Azi, Amerikë Latine apo Evropë.

FOTO GALERI
2/3
Mafe Walker, tregon tashmë aventurat e saj në TikTok dhe ftohet shpesh në programe televizive

Top Channel