Kur i kanë mbetur edhe dy vite kontratë me Fenerbahcen, Mesut Ozil është duke menduar jetën e re pasi të “varë këpucët në gozhdë”.
Madje, lojtari i Fenerbahçes po mendon të shndërrohet në një profesionist në këtë fushë dhe të marrë pjesë në një kampionat dedikuar këtyre lojërave. Vetë agjenti i 33-vjeçarit, Erkut Sogut thekson se Ozil nuk do të luajë me asnjë klub tjetër pas Fenerbahces për t’iu dedikuar më pas pasionit të ri.
“Mendoj se Ozil nuk do të luaj në ndonjë klub tjetër pas Fenerbahces. Do të përqëndrohet më shumë te lojërat elektronike dhe ndoshta të bëhet një profesionist në këtë fushë. Është shumë i apasionuar dhe nuk do të surprizohesha nëse një ditë Ozil merr pjesë në një kampionat. I pëlqen Fortnite, por edhe FIFA”, u shpreh Sogut./ SuperSport
Top Channel