Britania kap tutoren rumune me të dashurin britanik që drejtonin rrjetin prostitucionit me mashtrime ndaj vajzave të dobëta lindore (fotot)

18/06/2022 21:48

Mburrjet në rrjet të një drejtueseje grupit kriminal që trafikonte prostituta në Britani nga vende të varfra te Evropes Lindore, çuan në burgosjen e saj kësaj jave.

Catalina Cojocaru, 37 vjeçare, jetonte një jetë luksi me të dashurin Jamie Dunn, 42 vjeç, teksa llogaritej se fitonte të paktën 250,000 paundë në vit me një rrjet prostitucioni që shfrytëzonte vajza të varfra nga Rumania duke i sjellë ilegalisht në industrinë britanike të seksit.

Vëllai i saj ishte gjithashtu i përfshirë në rrjetin kriminal teksa ka qenë në të paktën 12 vendnodhje ku rrjeti kishte nisur të operonte, përfshi dhe destinacione ekzotike si Tailanda, vendet e Afrikës së veriut apo Republika Domenikane.

Cojocaru drejtonte rrjetin e saj kriminal në Northampton në Anglinë qendrore, para se zgjerohej në Nottingham e Birmingham.

Policia bastisi shtëpinë e saj në Northampton në janar ku gjetën prova të operacioneve dhe rolit të saj në organizimin e tyre.

Krye-tutorja kryente operacione të përditshme të sjelljes së vajzave nga Rumania për të punuar në Britani si prostituta, duke organizuar fluturimet e transportin në destinacionet e zgjedhura.

Gratë më pas detyroheshin të prostituonin në bordello ose qendra masazhi në zonat e Anglisë Qendrore.

Në gjykatë u tha se Cojocaru u thoshte femrave të dukeshin “në formën më të mirë” kur dikush u kërkonte foto gjysmë të zhveshura, teksa vetë vepronte me klientët si “shefja” e punonjësve të seksit, duke mbajtur të dhënat e kontakteve dhe “xhiron” ditore.

Provat tregojnë se banda merrte gjysmën e fitimeve të femrave individuale, të paktën për periudhën nëntor 2015 deri në janar 2017.

Banda zakonisht shfrytëzonte rreth 13 femra në të njëjtën kohë dhe mbante rreth katër apartamente me qera për t’i strehuar.

Ndërsa në fotot e Dunn në rrjetet sociale shihej çifti i tutorëve që bënin pushime luksoze, më i fundit prej tyre në dhjetor 2021.

Policia thotë se pas arrestimit çifti romantik i tutorëve të prostitucioni janë martuar dhe kanë dy fëmijë.

Prokurorja Ayanna Nelson, tha në gjykatë se Cojocaru investonte duke pritur gjithmonë rritje të fitimeve kriminale.

Duke i dhënë asaj dënimin gjykatësja Rebecca Crane tha: “Ti shfrytëzoje punën e të tjerëve për fitime personale dhe do të kishe vazhduar ta bëjë nëse nuk do të kishte pasur ndërhyrje të policisë”.

Cojocaru u dënua me katër vjet burg nga gjykata e Northampton, ndërsa Dunn me 5.5 vjet për rolin e tij në furnizimin me femra dhe krijimin e reklamave online.

Ata pranuan secili dy akuza të organizimit të udhëtimit të një personi drejt Britanisë për t’u shfrytëzuar për prostitucion.

Babai i moshuar i Dunn, 74 vjeçari Martin Dunn, ishte gjithashtu i përfshirë në komplot, ashtu si dhe vëllai i rumunes Cojocaru, Andrei Cojocaru, 26 vjeç.

Ky i fundit shfaqte shpesh në rrjetet sociale jetën e luksit dhe udhëtimet ekzotike me paratë e fituara nga aktiviteti kriminal i shfrytëzimit të prostitucionit, dhe u dënua me 1 vit burg e 150 orë punë të papaguar.

Martin Dunn, nga Northampton, u dënua me 12-muaj shërbim komunitar dhe 100 orë punë të papaguar.

Hetuesja e policisë Carrie Powers tha: “Ky ishte një hetim i gjerë dhe jam e lumtur që ngritëm akuzat për skllavëri të ditëve moderne, duke shpallur fajtorë të katër të akuzuarit, që në mënyrë të organizuar shfrytëzonin femra të dobëta me premtimin e rremë të një jete më të mirë në Britani”.

FOTO GALERI
2/11
Cojocaru drejtonte rrjetin e saj kriminal në Northampton në Anglinë qendrore, para se zgjerohej në Nottingham e Birmingham.

Top Channel