Këngëtarja Sinead O’Connor anulon impenjimet e vitit pas vdekjes së të birit Shane (fotot)

17/06/2022 15:20

Sinead O’Connor ka anulluar performancat direkte për këtë vit pas vdekjes së djalit të saj muzikant Donal Lunny.

Shane O’Connor vdiq në fillim të vitit në moshën 17 vjeçare.

Në një deklaratë përfaqësuesit e këngëtares së njohur irlandeze thanë se ky nuk ishte një vendim i lehtë për këngëtaren, por anulonte performancat për shëndetin dhe mirëqenien e saj prej dhimbjes së vazhdueshme për humbjen.

“Duam të njoftojmë se prej dhimbjes për humbjen e djalit të saj të dashur Shane në fillim të vitit, Sinead O’Connor nuk do të performojë ‘live’ në 2022”, thuhej në deklaratë.

“Duam të falenderojmë agjencinë e Sinead, ICM të cilët e kanë trajtuar çeshtjen me respekt e dinjitet, duke punuar pa u lodhur”.

Shane O’Connor vdiq më 17 janar të këtij viti.

Trupi i tij ishte gjetur në qytezën Bray pasi ishte raportuar i humbur.

Këngëtarja tha asokohe: “Djali im i bukur, Nevi’im Nesta Ali Shane O’Connor, vendosi t’i japë fund përballjes në tokë dhe tani është me Zotin. U prehtë në paqe dhe askush mos ndjektë shembullin e tij”.

FOTO GALERI
2/3
Në një deklaratë përfaqësuesit e këngëtares së njohur irlandeze thanë se ky nuk ishte një vendim i lehtë për këngëtaren

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA