Gruaja dhe e bija e politikanit rus vriten nga i biri 21-vjeçar, lajmi censurohet në mediat vendase (fotot)

17/06/2022 18:02

Bashkëshortja dhe e bija e një politikani pro-Putin janë vrarë brutalisht, duke shkaktuar një fushatë censure në media nga Kremlini.

51 vjeçarja Nadezhda Innokentyeva dhe bija e saj Anzhelika Popova, 31 vjeçe, zotëruese e një kompanie veshjesh dhe nënë e një fëmije, janë qëlluar për vdekje me thikë në rajonin Yakutsk.

I biri i kreut të qeverisë vendore Alexei Innokentyev, ka pranuar tashmë vrasjen e nënës e motrës së tij, njoftonin mediat lokale.

21 vjeçari Aisen Innokentyev, u dorëzua na polici dhe testimet fillestare thanë se ishte zemëruar gjatë një debati familjar për shokët e tij.

Babai i tij, 53 vjeçari Alexei, drejton administratën e zonës veriore të Nyurbinsky në Jakuti, Siberi.

Anzhelika, e cila jeton në Shën Petersburg ku operon kompaninë e saj të veshjeve, kishte vdekur në vend nga plagë thike në gjoks e në bark.

Nëna e saj Nadezhda kishte vdekur gjatë rrugës për në spital në republikën ruse të Sakha.

Britanikja Daily Mail tha se mediat ruse ishin urdhëruar të mos publikonin lajmin deri në qartësimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

E njëjta gjë duket se ka ndodhur me lajmet për zjarret e mëdha pyjore në raportohet se kanë rënë në disa zona të Rusisë.

FOTO GALERI
5/9
Anzhelika, e cila jeton në Shën Petersburg ku operon kompaninë e saj të veshjeve, kishte vdekur në vend nga plagë thike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA