‘Eni’ thotë se Rusia ka përgjysmuar volumin e furnizimit me gaz për Italinë (fotot)

17/06/2022 17:31

Italia është bërë vendi më i fundit evropian që raporton reduktime të furnizimit me gazin rus.

Gjiganti energjetik italian Eni ka thënë se do të marrë sot (e premte) vetëm gjysmën e 63 milionë metër kub gaz në ditë që kërkon nga Gazprom dhe shkurtimet do të vazhdojnë për të paktën dy ditë.

Gjermania akuzon Gazprom se po tenton të rrisë çmimin e gazit duke reduktuar furnizimin.

Gazprom thotë se mangësitë vijnë nga riparimet për t’u kryer në gazsjellësin Nord Stream.

Rusia furnizon Bashkimin Evropian me 40% të nevojave për gaz natyral. Ajo sjell gjithashtu 27% të naftës së importuar në BE dhe blloku i paguan asaj për shërbimet rreth 400 miliardë euro në vit, sipas rrjetit BBC.

BE është zotuar të reduktojë varesinë ndaj karburanteve fosile të Rusisë në kundërpërgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska dhe prej këtij viti ka ndaluar shumicën e eksporteve prej saj.

Vendet anëtare janë nxitur të rezervojnë gazin gjatë muajve të nxehtë të verës, para rritjes së kërkesës në dimër, por reduktimet e fundit të furnizimeve nga Rusia kanë ngritur shqetësime për krijimin e rezervave të tilla në kontinent.

Italia thotë se mund të shpallë “emergjencë” për gazin prej javës që vjen nëse Rusia vijon reduktimet e furnizimeve, thanë burime qeveritare për agjencinë Reuters.

Një lëvizje e tillë mund të justifikojë reduktim dhe racionim të konsumit për përdoruesit industrialë, rritje të prodhimit nga centralet e qymyrit apo kërkim të importeve nga furnizues të tjerë.

Përveç Italisë, Slovakia ka raportuar sot se ka marrë vetëm gjysmën e furnizimit të kërkuar nga gazsjellësi Nord Stream 1, i cili kalon mes detit Balltik nga Rusia drejt Gjermanisë.

Franca ka thënë se nuk po merr më gaz nga Rusia pasi ka gjetur burime të tjera furnizuese.

Gjermania ka akuzuar Gazprom se ka reduktuar furnizimet, ashtu si dhe Austria, Polonia, Bullgaria, Finlanda, Danimarka e Holanda.

Nord Stream 1 kishte njoftuar për punime mirëmbajtjeje nga 11 deri në 21 korrik që do të ndalojnë furnizimet. /BBC/

FOTO GALERI
3/3
Gjermania ka akuzuar Gazprom se ka reduktuar furnizimet, ashtu si dhe Austria, Polonia, Bullgaria, Finlanda, Danimarka e Holanda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA