Tufa e luanëve të përgjumur pushon në degët e pemës për t’i shpëtuar të nxehtit në Tanzani (foto dramatike)

16/06/2022 15:23

Pamje të mahnitshme tregonin së fundmi një tufë luanësh që flinin në degët e një peme për t’i shpëtuar të nxehtit të mesditës në një park natyror në Tanzani.

Në pamje e rralla luanët shiheshin duke fjetur më shumë se 7 metra mbi tokë në pakun kombëtar të Serengeti në jug të vendit.

Në një prej pamjeve shihet panorama e mrekullueshme afrikane dhe pema e akacies ku tufa bën dremitjen e saj.

Uganda e Tanzania në Afrikën lindore janë vendet e vetme ku gjeni luanët që ngjiten në pemë, teksa në vende të tjera ata njihen që nuk i pëlqejnë lartësitë.

Studiuesit besojnë se kjo vjen për t’i shpëtuar nxehtësisë dhe insekteve, si dhe për të pikasur prenë e tyre të ardhshme.

Dhe në fakt ngjitja e luanit thuajse 100 kg në pemë mund të jetë sfiduese.

Fotografja Hannah Strand, 33 vjeçe, është guidë turistike në Afrikë dhe ka jetuar aty të gjithë jetën e saj.

Hannah tha: “Kjo ishte hera e parë që pamë tufën të ngjitur në pemë, nuk e dija sesi do të reagonin ndaj automjetit kështu që ne qëndruam larg dhe u afruam ngadalë që ata të mësoheshin”.

“Luanët janë felinë shumë impresionues. Ata janë jo vetëm të mëdhenj e muskulozë, por mënyra sesi bashkëveprojnë është e mahnitshme të dëshmohet”.

“Ne në daljet tona eksplorojmë rrethinat duke zbuluar gjithçka që na ofron natyra”.

“Luanët që ngjiten në pemë nuk janë një pamje e zakonshme, ata janë ndryshe nga tigrat e leopardët të cilëve u pëlqen të kacavirren”.

Sipas rrjetit Discover Africa, parku kombëtar Tarangire dhe liqeni Manyara në jug të Tanzanisë janë të vetmet vende ku gjenden këto lloj luanësh.

“Luanët besohet se mësohen të ngjiten në pemë si njëfarë përshtatjeje e sjelljes për t’u mbrojtur nga pickimet e insekteve. Disa studiues thonë se ata e bëjnë këtë edhe për t’i shpëtuar të nxehtit, pa u shqetësuar për atë që ndodh në tokë.”

“Per më tepër ku pozicion u lejon atyre të mbikqyrin fushat për mundësi gjuetie dhe kërkimi të ujit”.

FOTO GALERI
2/14
Në pamje e rralla luanët shiheshin duke fjetur më shumë se 7 metra mbi tokë në pakun kombëtar të Serengeti në jug të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA