Tottenhami i Antonio Contes bën një tjetër goditje në merkato, të tretën e kësaj vere, pas portierit Fraser Forster dhe anësorit kroat Ivan Perisic. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin nga Mali, Yves Bissouma, i cili sezonin që lamë pas ishte pjesë e skuadrës së Brightonit.
Futbollisti 25-vjeçar ndiqej nga shumë klube, por ka zgjedhur Spurs-at për të vijuar karrierën, teksa paraditen e sotme ka kryer edhe vizitat mjekësore dhe tani ka mbetur vetëm të zyrtarizohet nga ana e skuadrës londineze.
Për kartonin e Bissouma Tottenham ka paguar rreth 28 milionë euro në arkat e Brightonit, teksa tashmë mbetet që mesfushori nga Mali të justifikojë investimin dhe besimin e trajnerit Antonio Conte.
Sezonin që lamë pas, Bissouma luajti 28 ndeshje me Brightonin, duke shënuar dy gola dhe dhënë dy asiste, teksa njërin prej golave e ka shënuar pikërisht ndaj Tottenhamit të Antoion Contes, duke bindur këtë të fundit ta marrë në ekip këtë verë.
Top Channel