‘Kanë nevojë fëmijët për 10 vaksina?’/ Senatori republikan përplaset me Fauci për vaksinat e fëmijëve dhe transparencën financiare (fotot)

16/06/2022 18:42

Senatori republikan Rand Paul ka debatuar përsëri me doktorin e koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci teksa e pyeste se përse fëmijët sipas tij duhet të marrin 10 doza përforcuese kundër COVID-19.

Fauci, i cili u bashkua në debat në lidhje direkte pasi thotë se është prekur nga sëmundja, tha se fëmijët “nuk do të merrnin injeksione shtesë nëse prodhojnë anti-trupa” për çka Paul tha se është dhe arsyetimi i qendrës së kontrollit të sëmundjeve për rekomandimet e saj.

“Qeveria amerikane rekomandon doza përforcuese vaksinimi prej moshës pesë vjeç”, tha Paul në komisionin e Senatit për Shëndetin, Punë dhe Arsimin.

Më pas ai pyeti Faucin: “A keni ndonjë studim që tregon reduktim të shtrimeve në spital apo vdekjeve të fëmijëve që kanë marrë dozë përforcuese?”

Fauci tha se nuk kishte studime të tilla, por shtoi se rekomandimet bazohen në vdekshmërinë e fëmijëve që janë prekur nga virusi.

Paul shtoi: “Të gjithë amerikanët duhet të dinë se nuk ka statistika që tregojnë se dozat shtesë reduktojnë shtrimet në spital apo vdekjet. Studimet e vetme janë ato të anti-trupave. Ata thonë ‘nëse të vaksinojmë prodhon anti-trupa, por shumë shkencëtarë ngrejnë tashmë pyetje nëse kjo është prove për efikasitetin e vaksinës”.

Republikani shtoi më tej: “Nëse të bëj ty ose pacientit 10 vaksina M-RNA, dhe ato çdo herë prodhojnë proteina apo anti-trupa, a është kjo provë se duhet të bëhen 10 doza përforcuese, Dr. Fauci?”.

“Jo, besoj se kjo është një ekzagjerim absurd, Senator Paul,” tha Fauci.

“Epo kjo është prova që ju keni përdorur, komisionet tuaja kanë bërë këtë”, tha Paul, i cili ka qenë për tre dekada doktor oftalmolog, para se të bëhej senator në Kentucky.

“Kjo është prova që keni përdorur prandaj nuk është fare absurde”, shtoi ai.

81 vjecari Fauci, thotë se ka marrë tre doza vaksine dhe përsëri rezultoi pozitiv me COVID-19. Ai tha se ka vetëm simptoma të lehta dhe se do të izolohet nga detyrat zyrtare në ditët në vijim. / Daily Mail/

FOTO GALERI
2/3
Fauci u bashkua në debat në lidhje direkte pasi thotë se është prekur nga sëmundja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA