Britania thotë se kampet e refugjatëve në Ruanda janë si ‘rezorte turistike, me fusha tenisi e kopshte fëmijësh’ (fotot)

16/06/2022 15:58

E përditshmja britanike The Sun shkruante sot se kishte vizituar kampet e përkohshme të refugjatëve të Britanisë në Ruanda, të cilat megjithse ishin quajtur “çnjerëzore” nga aktivistët gazeta i krahasonte me “rezorte turistike”.

Gashora Transit Centre, e cila pritet të përdoret për procesimin e emigantëve që vijnë në Britani nga ngushtica me Francën, sipas The Sun ka dhoma me ajër të kondicionuar, ‘bufe’ ku mund të hash sa të duash dhe pamje të mrekullueshme të zonave natyrale rurale.

Në të ka gjithashtu fusha futbolli, basketbolli, bilardo, internet dhe kopshte fëmijësh.

Dërgesa e parë e emigrantëve pritej të nisej dje por pas një ankimimi të minutës së fundit  nga aktivistët fluturimi u ndalua nga gjykata evropiane.

Drejtuesi i qendrës Gashora, Fares Riuyumbu, refuzonte idenë se rezidentët keqtrajtohen aty.

“Shumë prej njerëzve këtu vijnë nga rrethana të vështira. Por këtu do të gjejnë një standard të lartë jetese dhe një hapësirë të sigurtë”.

Qendra Gashora është ndërtuar në tokën e një ish-laboratori shkencor në vitin 2019, e vendosur mes një toke plantacionesh me banane.

Në qendrën e refugjatëve strehohen aktualisht 457 emigrantë nga Eritrea, Somalia e Sudani.

Rezidentët e qendrës inkurajohen të pastrojnë mbeturinat e tyre, ndërsa stafi është gjithsesi i gatshëm për çështje të tjera.

Një tjetër vend që do të presë refugjatët në Ruanda do të jetë Hope Hotel, stabilimenti me 50-dhoma pranë kryeqytetit Kigali.

Aty rezidentëve u premtohen cigare falas dhe kaprollë në kopsht.

Emigrantët do të flenë në dhoma me dy persona, të pajisura më së miri, sipas The Sun.

FOTO GALERI
3/10
Në të ka gjithashtu fusha futbolli, basketbolli, bilardo, internet dhe kopshte fëmijësh.

Top Channel