24/11 22:56
NATO do të vendosë forca dhe pajisje në krahun e saj lindor për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg.
Në një konferencë shtypi në Bruksel para një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, Stoltenberg tha se kjo do të mundësonte një përgjigje më të shpejtë nga aleanca në rast të një kërcënimi.
“Kjo është pikërisht ajo për të cilën ne po punojmë me Gjermaninë, por ne presim që të gjithë aleatët të bëjnë oferta të ngjashme, për të mundësuar forcat e paracaktuara që janë duke u trajnuar dhe janë përgjegjëse për mbrojtjen e territoreve specifike,” tha Stoltenberg.
Top Channel