81 vjeçari Fauci është me Covid/ ‘Cari’ pandemik i Biden thotë se nuk ka pasur kontakte me presidentin (fotot)

15/06/2022 21:20

Dr. Anthony Fauci, kreu i shëndetësisë së Shtëpisë së Bardhë, që presidenti amerikan Joe Biden lavdëron si “cari i pandemisë” është sëmurur me koronavirus, sipas agjencive.

Instituti kombëtar shëndetësor njoftoi sot se 81 vjeçari Fauci, rezultoi pozitiv pas një “testi të shpejtë antigjen” por për fat të mirë për amerikanët “nuk ka pasur kontakte me presidentin” së fundmi, shtonin autoritetet, sipas Daily Mail .

Sipas raportimeve ai ka vetëm simptoma të lehta dhe do të mbetet i izoluar  derisa të rezultojë negativ nga testimet, thanë zyrtarët.

Herën e fundit që ikona e koronavirusit në SHBA është parë në publik ishte më 3 qershor, kur dha një fjalim në një ceremoni diplomimi në universitetin elitar të New York, City College.

FOTO GALERI
2/3
Herën e fundit që ikona e koronavirusit në SHBA është parë në publik ishte më 3 qershor, kur dha një fjalim në një ceremoni diplomimi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA