Raporti i BE: Rusia ka fituar $100 miliardë nga eksportet e karburanteve vetëm në 100 ditët e para të luftës (fotot)

14/06/2022 15:46

Një raport i fundit i grupit finlandez të kërkimit për energjinë dhe ambjentin ‘CREA’ zbulon se BE ka marrë 61 përqind të eksporteve ruse të energjisë, me vlerë rreth 65 miliardë dollarë.

Ndërsa në total vlera e eksporteve ruse të energjisë gjatë 100 ditëve të para të luftës me Ukrainën arrinte në më shumë se 100 miliardë dollarë.

Importuesit e tjerë kryesorë ishin Kina me 13 miliardë, Gjermania me 12 miliardë dollarë importe  dhe Italia me 9 miliardë.

Zhvillimi vjen teksa Kievi i bën thirrje Perëndimit të ndërpresë të gjitha lidhjet tregtare me Rusinë me qëllim të ndërpriten financat për Kremlinin.

Dhe në fakt në fillim të muajit BE ra dakord  të ndalojë shumicën e importeve të naftës ruse edhe pse kontinenti është tejet i varur prej tyre.

Të ardhurat e Rusisë nga karburantet fosile vijnë nga shitja e naftës bruto, e ndjekur nga nafta e gazsjellësve, nënproduktet e naftës dhe më tej gazi i lengshëm e qymyri.

Megjithse eksportet energjitike të Rusisë kanë ardhur në rënie pas sulmit ushtarak ndaj Ukrainës, rritja e çmimeve në rend global ka shtuar të ardhurat për Kremlinin.

Disa nga blerësit kryesorë kanë shtuar masën e importeve nga Rusia si Kina, Emiratet e Bashkaura Arabe dhe Franca, thuhej në raport.

FOTO GALERI
2/4
Treni kalon para depozitave te naftes ne NNK-Primornefteproduct ne LIndjen e Larget te Vladivostok

Top Channel