Xhamia e Madhe Sheikh Zayed është një nga atraksionet më të njohura në botë, pasi tërheq miliona vizitorë çdo vit.

E frymëzuar nga arkitektura persiane, mugale dhe maure, xhamia ishte një bashkëpunim vërtet ndërkombëtar i më shumë se 3,000 artizanëve nga 38 kompani globale ndërtimi.

Struktura e madhe është në krye me 82 kupola mermeri të bardhë, duke përfshirë një nga më të mëdhatë e këtij lloji kudo në botë.

Xhamia mund të strehojë të paktën 40,000 besimtarë njëherësh dhe ka 1096 kolona të jashtme, 96 kolona të brendshme të zbukuruara me xhevahire.

Shumë artistë të ndryshëm e konsiderojnë këtë projekt si madhështor, një ndër tyre është edhe dizenjuesi britanik Kevin Dean, i cili zbukuroi oborrin e xhamisë me lule.

“Nuk mund ta besoja. Ishte e pabesueshme dhe kaq e bukur. Për oborrin kryesor kam përdorur lule që mund të gjenden në rajonin e Lindjes së Mesme”, tha Dean.

Xhamia ka pasur shumë vizitorë edhe nga VIP-at, si Gigi Hadid, Kendall Jenner, Shanina Shaik, Chanel Iman dhe Halima Aden.

Pjesa e brendshme e xhamisë ndriçohet nga llambadarë të mëdhenj, duke përfshirë shtatë pajisje kristal Swarovski të veshur me ar 24.

Veshja modeste është një domosdoshmëri për të gjithë vizitorët pasi është një vend mysliman. Gratë duhet të mbulojnë këmbët, krahët dhe kokën dhe burrat duhet të veshin pantallona të gjata. Megjithatë, xhamia ofron rroba tradicionale falas përpara hyrjes.

“Ashtu si shumë ndërtesa të mëdha, mendoj se është një kombinim i shkallës dhe besimit që e bën xhaminë kaq magjike”, tha fotografi i CNN.

Xhamia ka një çmim të raportuar prej 545 milionë dollarësh dhe është xhamia e tretë më e madhe në botë.

Ndërtesa e ka marrë emrin e saj nga presidenti i parë i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtari i Abu Dhabit, i ndjeri Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan, i cili konceptoi idenë. Pas vdekjes së tij në vitin 2004, ai u varros në oborrin kryesor të xhamisë.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA