Alienë agresivë në formë zvarranikësh kërkojnë të vendosin sistem ‘fashist’ qeverisjeje mbi njerëzimin, thotë profesori australian (fotot)

14/06/2022 21:45

Një specie agresive aliene në formë zvarranikësh kërkon të vendosë një sistem “fashist” kontrolli total mbi njerëzit e tokës, thotë së fundmi një profesor universiteti.

Dr Michael Salla, i specializuar në ‘ekso-politikë’, termi i krijuar prej tij që i referohet influencës aliene mbi politikat e civilizimit njerëzor, paralajmëron për marrjen e kontrollit të tokës nga jashtëtokësorët.

Dr Michael Salla ka doktoraturë filozofie nga universiteti i Queensland por rrjedhimisht interesi i tij u zhvendos në studimin e influencës aliene mbi politikat e njerëzimit.

Profesori ka shkruar disa libra mbi subjektin dhe prezanton teoritë e tij të pazakonta në kanalin Janson Media YouTube .

Në bisedat e tij Michael pretendon se janë disa specie aliene që kanë bashkëvepruar me racën njerëzore, por jep parashikimin ogurzi se raca e alienëve  reptilianë (zvarranikë) kërkojnë të marrin kontrollin e plotë të tokës.

“Ajo që kemi në thelb është panorama e jo nje, por disa racave jashtëtokësore që na vizitojnë,” nis ai tregimin.

“Pamje nuk është shumë e qartë se ndryshon me kalimin e kohës, por ajo që është e qartë se një numër racash jashtëtokësore kanë ndërhyrë drejtpërsëdrejti në çështjet njerëzore”.

Të tjerë studiues thotë se superioriteti i tyre vjen prej aftësive të avancuara në telepati dhe lëvizje ose transportim në kohë.

Michael shton: “Në kërkimet e mia ekso-politike, kam identifikuar 17 raca të ndryshme që kanë bashkëvepruar drejtpërsëdrejti me racën njerëzore. Gjashtë nga këto raca bëjnë marrëveshje me qeveritë … ndërsa 11 racat e tjera duket se kënaqen duke bashkëvepruar vetëm me civilët”, thotë studiuesi.

Ky bashkëveprim sipas Michael, është nganjëherë në formën e alienëve që komunikojnë me njerëzit ose duke i rrëmbyer në anijet e tyre kozmike ‘UFO’, siç dramatizohet shpesh në filmat e Hollywood.

Por ajo që dimë mbi alienët reptilë nga një numër të rrëmbyerish, të kontaktuarish apo sinjalizues të tjerë, është provë e mjaftueshme se kjo racë është në planetin tonë prej mijëra vitesh”, tregon profesori.

“Ne mund të themi se ata janë specie natyrale jo-njerëzore të lindura të tokës, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në manipulimin gjenetik e inxhenierimin trupor që ka ndodhur gjatë historisë njerëzore”.

Por duke fantazuar më tej me teorinë e tij, profesori sugjeron se reptilianët (zvarranikët) jashtëtokësorë janë të shqetësuar për pasojat e ndryshimeve të klimës.

“Reptilianët tokësorë duket se interesohen për stabilitetin e atmosferës së tokës”, thotë ai.

Por megjithse ata mund të duken “specie miqësore që duan klimën”, Dr Salla sugjeron se mund të ketë specie më të mbrapshta që sillen rreth tokës.

Ai thotë: “Reptilianët jashtë tokësorë duket se janë më agresivë dhe me sjellje predatore. Ata kanë objektiv vendosjen e sistemit të tyre në tokë, që për mua është një sistem fashist, autokratik që kontrollon të gjithë planetin”.

Michael sugjeron se alienët kanë arritur në këtë konkluzion prej “mungesës së politikave të përgjegjshme planetare”  nga njerëzimi dhe për këtë arsye nxiten politikat ose teoritë aktuale për një “Rend të Ri Botëror”.

Duke i shtuar më shumë pretendimeve të tij të çuditshme, Dr Salla sugjeron se reptilianët po mbledhin ADN-në e njerëzve me qëllim krijimin e ‘specieve hibrideve’ alien-njeri, të kontrolluara prej tyre.

“Besoj se njerëzimi po përdoret si një burim gjenetik, ku materiali i përbëries tonë gjenetike po përdoret për krijimin e një specieje të re, një racë e re hibride”, thotë profesori në përfundim.

Studiues të tjerë thonë se alienët kanë hasur probleme për krijimin një ‘race të plotë hibride’për arsye të mangësive teknike, si izolimi i disa aspekteve të mendjes, arsyes, apo shpirtit të njeriut.

FOTO GALERI
3/3
Dr Salla sugjeron se reptilianët po mbledhin ADN-në e njerëzve me qëllim krijimin e ‘specieve hibrideve’ alien-njeri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA