Izraeli i bën apel qytetarëve të largohen nga Turqia “prej kërcënimit iranian”(fotot)

13/06/2022 18:45

Qeveria e Izraelit ka nxitur sot qytetarët e saj largohen nga Turqia

Qeveria e Izraelit ka nxitur sot qytetarët e saj largohen nga Turqia duke cituar si arsye “sulme të mundshme nga operativë iranianë në Stamboll”, raportonte rrjeti Jerusalem Post.

Ministri i jashtëm hebre Yair Lapid i referohej “disa tentativave iraniane për të kryer sulme terroriste ndaj izraelitëve me pushime atje,” tha gazeta.

“Nëse jeni tashmë në Stamboll, kthehuni sa më shpejt në Izrael, nëse keni planifikuar të shkoni në Stamboll anullojeni”, thuhej mes të tjerash në deklaratën e ministrit.

Turqia refuzonte se mund të ketë shqetësime sigurie për qytetarët izraelitë në vendin e saj por Tel Avivi tha se Irani kishte kërcënuar me sulme pasi Izraeli pranoi përgjegjësinë e atentatit ku u vra një kolonel i Gardës Revolucionare në Teheran, raporton Times of Israel.

Lapid tha se e di se turizmi është i rëndësishëm për Ankaranë por “disa rreziqe duhet të evitohen”.

Turqia është destinacion madhor për turistët nga Izraeli me rreth 500,000 në sezon.

FOTO GALERI
2/3
Turqia refuzonte se mund të ketë shqetësime sigurie për qytetarët izraelitë në vendin e saj por Tel Avivi tha se Irani kishte kërcënuar

Top Channel