Palestinezët notojnë në bregdetin mesdhetar të Beit Lahia në Gaza (foto-video)

11/06/2022 20:49

Palestinezët kishin zbritur dje në masë në plazhin mesdhetar të Beit Lahia në veri të Gazës, teksa shkollat kanë nisur pushimet verore.

65-vjeçari vendas Farid Naim thotë se verën e kaluar ushtria izraelite nuk i kishte lejuar të dilnin  në bregdet prej trazirave.

“Deti është i vetmi çlirim që kemi këtu në Rripin e Gazës. Vitin e kaluar nuk ishte e lejuar të vije në plazh, ishte një atmosferë lufte”, thotë Naim.

Edhe Ahmed al-Attar, gjithashtu rezident në Gaza thotë se është i lumtur për numrin e madh të njerëzve që sheh në plazh.

“Këtë vit është pak ndryshe. Vitin e shkuar ishte atmosferë lufte dhe njerëzit kishin shumë shqetësim. Këtë vit ka shumë njerëz në plazh. Ata vijnë të qëndrojnë në rërë e të notojnë në det”.

Plazhi i bardhë i Beit Lahia shtrihet për dy km nga kufiri izraelit deri në al-Shati, në veri të Gazës.

Shitës ambulantë ofrojnë misra të zier apo patate të ëmbla nga karrocat e tyre, teksa ata që zotërojnë kuaj shihet që i bëjnë banjë në det.

I izoluar nga bota prej kontrollit të ashpër të kufijve si nga Izraeli dhe Egjipti në jug, shumë rezidentë të Gazës shikojnë plazhin si një largim të përkohshëm nga problemet.

Plazhi sjell gjithashtu një mundësi për biznese të vogla për rezidentët që kanë humbur shumë nga konflikti më i rëndë i Lindjes së Mesme.

 

FOTO GALERI
5/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA