E kryer/ Afrimi i tretë për Conten, Tottenham bind sulmuesin e Brazilit

11/06/2022 20:54

Fraser Froser për portën, Ivan Perisic për linjën e djathtë dhe një brazilian për sulmin. Tottenham është shumë afër zyrtarizimit të përforcimit të tretë në merkaton e verës.

Nga Brazili raportojnë se klubi londinez do të paguajë 60 milionë euro për kartonin e Richarlison, një prej lojtarëve më të dalluar të Evertonit.

25-vjeçari shënoi 10 gola dhe dhuroi 5 asiste në sezonin e fundit në Premier League me skuadrën nga Liverpuli, teksa ka shënuar 14 gola në 36 ndeshje me kombëtaren e Brazilit.

Bisedimet janë në fazë të avancuar, Evertoni do të pranojë milionat e Tottenhamit, që është shumë afër arritjes së akordit me lojtarin latin./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA