Detaje të reja janë zbuluar nga atentati ku humbi jetën 27 vjecari Aleksandër Sadikaj në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat tha për Top Channel se tritoli në makinën e të riut ishte vendosur në pjesën e përparme të saj.
Referuar burimeve nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes Bezat tha se shpërthimi i tritolit dyshohet të jetë kryer në distancë nga autori apo autorët e atentatit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në autostradën e re, Sauk – TEG, ku si pasojë e shpërthimit të tritolit në makinën me të cilën lëvizte humbi jetën 27 vjecari Aleksander Sadikaj. I riu ishte banues në Memaliaj dhe jetonte me nënën e tij.
Burimet thanë për Top Channel, se Sadikaj ishte i proceduar më parë për tentativë vrasje. Vijojnë sakaq hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel