‘Beach bar-et’ dhe restorantet e frekuentuara në plazhet e Italisë po përgatiten për një ndryshim radikal të rregullave pasi qeveria e bankierit Draghi thotë se prej 2024 do t’i japë lejet e koncesionit në tendera.
Për shumë operatorë të plazheve skenari është i frikshëm pasi licencat deri tani kishin kaluar nga një gjeneratë te tjera.
Por qeveria thotë se është një mundësi për t’i dhënë të gjithëve shanse të barabarta.
Shumica e plazheve spektakolare të Italisë janë private, por autoritetet thonë se menaxhimi i tyre nuk është transparent.
Prandaj qeveria e kryeministrit teknik Dragi thotë se kërkon të nxjerrë në dritë çdo paqartësi në menaxhimin e këtij sektori.
Linja bregdetare 7,500-kilometra e Italisë është e mbushur me plazhe private dhe shezlonge të një ngjyrë, me vetëm disa plazhe të vogla “të lira” mes tyre.
Lejet e plazheve janë rinovuar automatikisht me pagesa të vogla për pronarët që prej viteve 1990-te, por qeveria kërkon ta ndryshojë këtë.
Pas presionit nga BE qeveria e Draghi ka pranuar t’i japë plazhet me tendera publike prej vitit 2024 edhe pse nuk është e qartë si do të kompensohen humbësit e mundshëm.
Përfaqësuesi i operatorëve të plazheve Maurizio Rustignoli, tha se pasiguria e krijuar nga qeveria është “e papranueshme”.
“Operatorët i tremben parregullsive e korrupsionit në tenderat publikë. Nëse bëhej me seriozitet mund të jetë e drejtë”, shtoi ai.
Top Channel