Britney Spears feston me tre fustane në ceremoninë e martesës me Sam Asghari (fotot)

10/06/2022 18:09

Britney Spears është martuar dje më në fund me asistentin personal Sam Asghari në një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në Los Angeles, teksa ‘pop-star-ja’ nuk zhgënjeu kur ishte fjala për të sjellë momente ‘për t’u mbajtur mend’.

Ajo doli fillimisht me fustanin klasik të bardhë Versace me vellon e dasmës  teksa më tej vijonte në rrugën klasike të slitit ‘Britney’ me veshje më festive.

Këngëtarja e hiteve “I dos” e “Toxic” zgjodhi dhe dy fustane të tjera gjithashtu Versace, teksa dizenjatoren Donatella duket se e kishte mes të ftuarve, si mikeshe e vjeter.

Në festën e vogël të Britney nga emrat më të njohur ishin gjithashtu Madonna, Paris Hilton, Drew Barrymore e Selena Gomez.

Revista Vogue, shkruante se nusja më pas u ndërrua në një kostum me dy ngjyra dhe në fund kishte lënë minifundin e kuq për mbylljen e festimeve.

Spears e Asghari janë njohur në tetor 2016 në setin e videos së këngës së saj “Slumber Party” dhe njoftuan se ishin një çift në 2017.

Por më herët teksa çifti përgatiteshin për ceremoninë ish-bashkëshorti i Britney, Jason Alexander hyri me forcë në ndërtesë duke shkaktuar kaos e panik që u shua vetëm pas ardhjes së forcave të rendit.

Më vona ata realizuan ceremoninë e martesës para një grupi relativisht të vogël të mbushur me yje të ekranit si Paris Hilton e Drew Barrymore – por çuditërisht pa familjarët e saj dhe as dy bijtë.

FOTO GALERI
2/12
‘Pop-star-ja’ nuk zhgënjeu kur ishte fjala për të sjellë momente ‘për t’u mbajtur mend’.

Top Channel