Ushtria e SHBA është detyruar të mohojë se një avion i avancuar me materiale bërthamore në bord është përplasur dje duke vrarë të paktën katër njerëz në bord në shkretëtirën e Kalifornisë.
Por frikat janë shtuar për përhapje të materialeve të rrezikshme nga bordi i mjetit ajror, teksa një person i pestë është i humbur nga aksidenti.
Avioni u rrëzua pranë autostradës’ 78 Highway’ në zonën Imperila County në shkrëtëtirën e Kalifornisë, mesditën e djeshme.
Grupe të shumta emergjence shkonin me nxitim në vendndodhjen e largët. Disa nga mediat thanë se të katërt të vrarët në aksident, ishin marinsa të SHBA.
Zëdhënësja e forcave ajrore Sarah Marshall, tha se përplasja përfshinte mjetin ajror me helika rotacionale MV-22B Osprey.
Ushtria mohonte raportimet se në bord kishte materiale bërthamore pas nisjes së spekulimeve në rrjetet sociale.
Pamjet e postuara online tregonin tym që ngrihej nga rrënoja tërësisht e djegur e mjetit.
Shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura.
Top Channel