Një studim i ri që heton nëse shëndeti mendor ndikon në kënaqësinë me partnerin në çift, zbulon se ka tre ndryshime kryesore mes femrave e meshkujve —teksa meshkujt kanë mundësinë të mbeten në një ‘rreth vicioz’.
Studimi i drejtuar nga profesori i Universitetit të Loughborough, Paul Downward, analizonte të dhënat nga 42,464 çifte britanike për të testuar modelin e përshtatjes martesore me anë të kënaqësisë ‘diadike’ të partnerit.
Zbulimet e publikuara në revistën BMC Psychology, sugjeronin se për femrat, kënaqësia në marrëdhënie kishte më shumë gjasa të influencojë shëndetin mendor.
Ndërsa meshkujt kishin më shumë mundësi të binin në një “rreth vicioz përkeqësimi” mes kënaqësisë me partnerin e tyre dhe shëndetit mendor.
Për shembull strategjia e meshkujve për të përballuar simptomat depresive përfshinte kryerjen e aktiviteteve që i largonin nga partnerët e tyre, si nga ana emocionale dhe ajo bihejviorale (e sjelljes fizike).
Dokumenti është pjesë e një projekti më të gjerë që sugjeron se shëndeti duhet të konsiderohet si një aset në të cilin duhet të investohet në mënyrë që shoqëria dhe individi të lulëzojë.
Për rëndësinë e studimit Profesor Downward tha: “Dokumenti thekson mbështetjen për strategjinë aktuale në Britani, që identifikon shëndetin si një aset që ka një rol në kujdesin e integruar në shoqëri. Ashtu siç thotë dhe literatura, kënaqësia me partnerët është një shteg i cili bën që të dy anëtarët e çiftit të gjejnë gjendje të njëjta mendore, që nga ana e saj sjell përmirësim të cilësisë së jetës dhe të mirëqenies së secilit individ”.
Top Channel