Rusia refuzon rolin e konfliktit në Ukrainë në krizën e ushqimit (fotot)

08/06/2022 19:07

Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka pritur sot në Ankara homologun rus Sergei Lavrov, i cili tha se situata aktuale me grurin e Ukrainës nuk ka të bëjë me krizën e ushqimit.

Ministri turk tha se po punohet për lirimin e grurit ukrainas me anë të një mekanizmi ndërkombëtar të ekzaminimit të anijeve.

“Po punojmë për një mekanizëm bashkëpunimi mes Kombeve të Bashkuara, Federatës Ruse, Ukrainës e Turqisë, për të cilin besojmë se është i arsyeshëm e zbatueshëm”, tha Cavusoglu.

“Nëse bota ka nevojë për eksportin e produkteve si nga Rusia dhe Ukraina, të gjithëve na leverdis të krijojmë kushtet për këtë”, shtoi ai.

Rusia sot gjithashtu refuzoi pretendimet e Perëndimit se ofensiva në Ukrainë po nxit krizën botërore të ushqimit duke thënë se ofensiva e saj nuk ka dëmtuar fermat dhe të mbjellat aty.

“Me sa dimë ne, në Ukrainë ka shumë më pak grurë sesa thonë ukrainasit, prandaj nuk duhet ekzagjeruar rëndësia e këtyre rezervave”, tha zëdhënsi i Krimlinit, Dmitry Peskov.

Rusia e Ukraina së bashku prodhojnë 30 përqind të rezervave botërore të drithit.

Rusia mohon se ka ndaluar kalimin e anijeve të ngarkuara me grurë ukrainas dhe thotë se sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës po kontribuojnë në krizën e ushqimit.

FOTO GALERI
2/4
Ministri turk tha se po punohet për lirimin e grurit ukrainas me anë të një mekanizmi ndërkombëtar të ekzaminimit të anijeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA