Rabini hebre përdhunonte besimtaret femra me pretendimet se kishte ‘fuqi të veçanta pastrimi shpirtëror’ (fotot)

07/06/2022 16:36

Rabini Moshe Yazdi në një komunitet të vogël në Jerusalem, përdorte udhëheqjen e tij fetare për “shëruar” besimtaret femra duke i përdhunuar.

Prifti dhe bamirësi është akuzuar tashmë me përdhunimin e të paktën shtatë besimtareve me pretendimet se mund t’i “purifikonte ato nga mëkatet e tyre”.

Ai kishte përvetësuar gjithashtu sasi të konsiderueshme parash nga gratë, njoftonte policia vendase.

59 vjeçari Moshe Yazdi, ishte rabini i komunitetit Amudei Hashalom në Jerusalem, ku drejtonte gjithashtu një organizatë bamirësie jo-fitim-prurëse.

Por siç rezulton tashmë, rabini dikur i respektuar ka kryer akte të përçmueshme prej një dekade  dhe është arrestuar muajin që shkoi.

Siç shkruan e përditshmja Times of Israel, ai është paditur zyrtarisht kësaj jave për përdhunim, akte të turpshme dhe sulm seksual me anë të manipulimit.

Sulmet ndaj grave kishin ndodhur gjatë leksioneve të tij të përditshme.

Duke përfituar nga besimtarët që ishin të reja në mësimet fetare, ai akuzohet se u thoshte se  “duhet të hiqnin dorë nga mendimi intelektual apo ndjenjat personale” në mënyrë që “të nënshtroheshin” ndaj vullnetit të tij.

Në padi thuhet gjithashtu se ai bindte viktimat se mëkatet e tyre kishin lënë “shkëndija papastërtish” brenda tyre, të cilat mund ‘të pastroheshin’ vetëm me akte seksuale me rabinin.

Besohet se Yazdi kishte kryer akte përdhunimi ndaj disa grave pikërisht në ditën e tyre të martesës, duke i bindur se ato kishin “një shpirt të veçantë” prandaj nuk mund t’i thonin askujt atë që kishte ndodhur.

Ndërkohë mijëra shekel izraelitë  kalonin në llogaritë e ndryshme bankare të rabinit manipulues dhe të bashkëpunëtorëve të tij.

Sulmi i tij i fundit seksual kishte ndodhur më pak se një vit më parë.

E përditshmja izraelite Haaretz, thotë se Yazdi ishte ndaluar që prej vitit 2004 të jepte mësim apo këshilla për gratë, pas disa ankesave të ngritura kundër tij prej atëhere.

Në komunitetet ultra-besitare hebreje, gjykimet e rabinëve përdoren më shumë se gjykata laike për anën e moralit, edhe pse nuk kanë pushtet për arrestim ose burgosje.

Besimtarët ndjekin më shumë fjalën e një rabini të njohur sesa të policisë, por kjo nuk ndodhi në rastin e Yazdi, për fatin e tij të keq.

FOTO GALERI
2/5
59 vjeçari Moshe Yazdi, ishte rabini i komunitetit Amudei Hashalom në Jerusalem

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA