Pas peticionit për largimin e Amber Heard nga “Aquaman” tani kërkohet që avokatja e Johnny Depp ta zëvëndësojë atë!

05/06/2022 22:20

Më shumë se 2000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për të kërkuar avokaten e Johnny Depp, Camille Vasquez që të zëvendësojë Amber Heard në vazhdimin e ardhshëm të filmit “Aquaman”.

Në peticiomim e change.org. thuhej se:

Megjithëse Amber është një aktore ‘e besueshme’ dhe e ka demonstruar atë në shumë raste. Nëse Camille është gjysma e aktores që është si avokate, ky do të jetë një film i suksesshëm.

Deri në kohën e publikimit të mërkurën, peticioni ka marrë 2,315 nënshkrime. Të mërkurën, juria mori një vendim në gjyqin në vazhdim midis Heard dhe Depp. Të dy ishin të martuar nga viti 2015 deri në vitin 2017. Në vitin 2018, Heard publikoi një shkrim në Washington Post duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje dhe megjithëse nuk e përmendi kurrë emrin Depp në artikull, aktori i “Pirates of the Caribbean” pretendoi se dëmtoi karrierën e tij. Si përgjigje, Depp ngriti një padi për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij për 50 milionë dollarë dhe Heard përfundimisht ngriti kundërpadinë e saj për 100 milionë dollarë.

Juria i dha Depp-it 15 milionë dollarë dëmshpërblim. Heard iu dha gjithashtu 2 milionë dollarë për dëmshpërblim. Një tjetër peticion që kërkon që Heard të hiqet nga vazhdimi i Aquaman ka marrë afro 4.5 milionë nënshkrime. Heard luajti Princeshën Mera në pjesën e parë. Jeanne Larson, e cila nisi peticionin, kishte thënë se Amber ishte një abuzuese dhe se anulimi i paraqitjes së saj në “Aquaman 2” do të parandalonte “lavdërimin e abuzimit të saj”.

Heard luajti në filmin e parë Aquaman së bashku me aktorin Jason Momoa. Gjatë gjyqit, Heard foli për rolin e saj në vazhdimin e Aquaman dhe tha se ajo “luftoi shumë për të qëndruar në film”, pas polemikave të vazhdueshme në përgjigje të shkrimit të saj dhe gjyqit./ Top Albania Radio

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA