Piloti humbet jetën pas përplasjes së gjuajtësit F-18 në mision (fotot)

04/06/2022 16:36

Piloti i një avioni ushtarak amerikan ka humbur jetën pasi është përplasur gjatë nje misioni misterioz në shkretëtirën e Kalifornisë.

Marina amerikane konfirmoi sot se një avion i tyre FA-18E Super Hornet ishte përplasur pranë  Trona.

Rrënojat e mjetit u gjetën rreth 230 milje në juglindje të bazës ajrore të Lemoore, në Kaliforni.

Në incident nuk u lënduan civilë apo njerëz të tjerë.

Identiteti i pilotit do të zbulohet pas 24 orësh, tha marina amerikane.

Në një deklaratë zëdhënësi tha: “Një avion gjuajtës tip F/A-18E Super Hornet i bazës ajrore të Lemoore, në afërsi të Trona, u perplas dje më 3 qershor rreth orës 2:30 pas dite.

“Eshtë konfirmuar vdekja e pilotit por identiteti i tij do të zbulohet më vonë deri sa të njoftohen famijarët”.

Baza ajrore e Lemoore është një nga më të rejat dhe më të mëdhatë për avionët në SHBA.

Këtu stacionohen skuadronët mbrojtës të Flotës Anësore të Paqësore.

FOTO GALERI
2/3
Rrënojat e mjetit u gjetën rreth 230 milje në juglindje të bazës ajrore të Lemoore, në Kaliforni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA